Ronaldo “shpërthen” në lot, CR7 luajti Botërorin e fundit në karrierë

by admin
Spread the love

Ishte mundësia e fundit dhe Cristiano Ronaldo e dinte mirë këtë.

Pasi triumfoi në Europian me kombëtaren, CR7 kërkonte edhe atë, trofeun më të rëndësishëm, Kupën e Botës. Por, Portugalia e tij e mbylli rrugëtimin në Katar 2022 në fazën çerekfinale teksa luzitanët u mposhtën nga Maroku me rezultatin 1-0 që triumfuan falë një goli të En Nesyri.

Në fund të 98-minutave, Ronaldo nuk mundi ta përmbante veten dhe shpërtheu në lot. I shoqëruar nga kamerat, sulmuesi u pa i dorëzuar teksa në moshën 37-vjeçare, Cristiano mund të ketë luajtur edhe ndeshjen e fundit me fanellën e kombëtares.

Edhe pse një si ai ka fituar dhe ka thyer çdo rekord të mundshëm, në fund futbolli dhe emocionet e tij, përfshijnë këdo dhe Ronaldo nuk bën përjashtim teksa sulmuesi e mbyll këtë Botëror me vetëm një gol të shënuar, atë ndaj Ganës në ndeshjen e parë të Botërorit./ Super Sport


Top Channel

You may also like