Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur pas takimit me krerët e partive politike se zgjedhjet e në komunat veriore të vendit shtyhen për muajin prill të vitit tjetër, raporton Shqip.
Ajo tha se pas tërheqjes së zyrtarëve të BE-së nga zgjedhjet në veri dhe marrjes së raporteve nga institucionet e sigurisë, ka propozuar shtyrjen e zgjedhjeve.
“Shtyhen për muajin prill, kurse data e saktë sonte më së largu nesër në mëngjes do t’iu tregohet publikut”.
Ambasada e ShBA-së është ndër të parët që ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve në veri.
Të njëjtin qëndrim e ka shprehur edhe Derek Chollet, këshilltar në DASH.
Departamenti i Shtetit përsëri e theksoi qëndrimin e ShBA-së, duke lëshuar një komunikatë për zgjedhjet në veri.