Brazili arriti të marrë një fitore mjaft të lehtë ndaj Koresë së Jugut me shifrat 4-1 dhe u kualifikuan në çerekfinalet e Botërorit. Padyshim që rikthimi i dy titullarëve Neymar dhe Danilo ishin pikat kyçe të fitores.
Mbrojtësi i Juventusit foli mbrëmë për situatën e ndodhur në klubin bardhezi. “Rasti i Juventusit? Nuk dua të them shumë sepse jam plotësisht i fokusuar tek Kupa e Botës. Jam i sigurt se në klub ka njerëz me përvojë dhe përgjegjësi të madhe që do të jenë në gjendje ta zgjidhin situatën.” – u shpreh mbrojtësi 31-vjeçar.
Danilo ka kryer dy paraqitje në këtë Kupë Bote me Kombëtaren e “Selessao”, një në fazën e grupeve dhe një mbrëmë përballë Koresë së Jugut. Ndeshja e radhës do jetë ajo në çerekfinale përballë Kroacisë. /oversport.tv