Këtë mbrëmje po luhet ndeshja Serbi-Zvicër, e cila do të mbajë në fushë futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.
Serbi -Zvicër 2-3 (Mitrovic 26′, Vlahovic 35’/Shaqiri 2o’, Embolo 44′, Freuler )
48′ – Pa u mbushur tri minuta loja në pjesën e dytë, Freuler shënon për helvetët, që përmbysin rezultatin e rimarrin epërsinë, 2-3.
44′ – Nuk kanë fund emocionet në stadiumin e Dohas, Embolo barazon rezultatin, 2-2.
35’– Shaqiri humb topin në mesfushë, me serbët që kundërsulmojnë me shpejtësi, dukë shënuar golin e dytë me Vlahovicin.
26′ – Zgjat pak avantazhi i helvetëve, pasi Mitrovis ndëshkon me kokë portierin Sommer.
20′ – Zhbllokohet pas 20 minuta lojë sfida Serbi – Zvicër. Ai që i ndëshkon serbët është një shqiptar, pikërisht Xhedan Shaqiri, që tund rrjetën i ndihmuar edhe nga devijimi i topit.
Formacionet Serbi – Zvicër:
Top Channel