Shpërthim në Stamboll/ Guvernatori: Të plagosur dhe viktima

by admin
Spread the love

Një shpërthim ka ndodhur në bulevardin Istikalal të Stambollit këtë pasdite, ndërsa raportohet për të vrarë dhe të plagosur.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, shkroi në Twitter se shpërthimi ndodhi në orën 16:20 dhe se ka viktima dhe të plagosur, por nuk dha detaje të tjera.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës.

Në videot e postuara online shihen flakë pas një shpërthimi të fuqishëm, teksa qytetarët shihen duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Një video tjetër shfaqi autoambulancat, ekipet e zjarrfikësve dhe policinë në vendin e ngjarjes. Në mediat sociale u tha se dyqanet në këtë zonë janë mbyllur pas shpërthimit.

Transmetuesi CNN Turk tha se 11 persona janë plagosur. Bulevardi ku ndodhi shpërthimi është i frekuentuar nga turistët dhe banorët lokalë dhe aty gjenden dyqane dhe restorante.

Turqia është goditur nga një seri bombardimesh vdekjeprurëse ndërmjet viteve 2015 dhe 2017, përgjegjësinë e të cilave e  morën grupi militant Shteti Islamik dhe militantët kurdë.


Top Channel

You may also like