‘Aliu’ do baba për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit

by admin
Spread the love

Aktori turk Taner Olmez, i cili fitoi dashurinë e të gjithë publikut me rolin e “Aliut” në serialin “Doktori i mrekullive” do të bëhet baba për herë të parë. Mediat turke bëjnë të ditur se bashkëshortja e Olmez, aktorja Ece Çesmioglu është 5-muajshe shtatzënë.

Madje është zbuluar edhe gjinia e bebit. Taner dhe Ece do të bëhen me një vajzë.

Çifti u martua në fund të muajit Qershor me një dasmë të organizuar pas mbarimit të serialit.

You may also like