Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë jashtë fushave që nga maji për shkak të dëmtimeve. Suedezi vazhdon të punojë për t’u rikthyer në fushë në janar. Zlatan ka dhënë mendimet e tij në një intervistë për “Canal +” i cili foli për disa nga sulmuesit më të mirë të momentit.
MBAPPE – “A bëri zgjedhjen e duhur duke qëndruar tek Psg? ai vetë jo, por për Psg-në po. Unë nuk e njoh shumë mirë Mbappen si person, por si lojtar është fantastik. Mbappe e vuri veten në një situatë ku ai është më i rëndësishëm se vetë klubi dhe ata i dhanë çelësat për ta bërë këtë. Asnjëherë nuk mund të jesh më i madh se ekipi.”
HAALAND – “Haaland më pëlqen shumë, ai është një lojtar inteligjent dhe nuk bën gjëra që nuk janë në dorën e tij. Më kujton lojtarë si Inzaghi, Trezeguet dhe Vieri. Në fakt është një version i të treve. A do ta përmirësojë Guardiola? Kjo varet nga egoja e tij, nëse ai do ta lërë të bëhet më i madh se vetë ai.”
BENZEMA – “Gjatë Kupës së Botës në Rusi thashë se Benzema e meritonte të ishte në kombëtare dhe gazetarët francezë ishin ata që më sulmuan. Tani që ai fitoi Topin e Artë do të doja të dija se çfarë mendojnë ata.”
GIROUD – “Giroud është një fitues dhe një person fizik. Ai nuk është dikush që shënon 40 gola në vit, por ai të sjell diçka në ekip që të tjerët nuk e bëjnë. Giroud nuk është i përqendruar tek vetja, ai luan për skuadrën.”
Në fund dhe një koment për Paul Pogba, që me shumë siguri nuk do të luajë në Botëror: “Ishte një tronditje, nuk kam shumë për të thënë. Shpresoj që së shpejti të jetë mirë, e kam një shok të mirë dhe e njoh mirë.” /oversport.tv