Festë në avion, si e përjetuan lojtarët e Portos penalltinë e Carrascos

by admin
Spread the love

Porto arriti një fitore të madhe përballa Club Brugge. Kampionët e Portugalisë siguruan tri pikë të arta pas suksesit 0-4 në Belgjikë, ndërkohë që barazimi 2-2 në duelin Atletico Madrid-Bayer Leverkusen solli kualifikimin e “Dragonjve të Oportos” në raundin e 1/8-vë në Champions League.

Ndërkohë që po luheshin minutat e fundit në “Wanda Metropolitana” dhe djemtë e Simeones ishin hedhur në sulm në kërkim të golit që do i mbante gjallë shpresat e tyre për të avancuar më tej, lojtarët e Portos ndodheshin në avion duke u kthyer në shtëpi.

Atletico pati një shans të shkëlqyer për të fituar ndeshjen në minutën e 99’, por belgu Yannick Carrasco dështoi të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë, moment që u përjetua me emocione të forta në kampin portugez, sidomos nga trajneri Sergio Conceicao.


Top Channel

You may also like