Ndonëse mungonte Immobile, Lazio arrin të triumfojë në një transfertë të vështirë, duke mposhtur 2-0 në “Gewiss Stadium” Atalantën.
Për bardhekaltërit mjafton nga një gol në çdo pjesë për të çuar në shtëpi tre pikë të arta përballë një rivali direkt. Zaccagni zhbllokon sfidën në pjesën e parë, ndërsa Felipe Anderson vulos këtë sukses me golin e shënuar në pjesën e dytë.
Skuadra e Sarrit zhvillon një ndeshje të madhe, ruan për të 6-tën sfidë radhazi të paprekur portën dhe ngjitet në vendin e tretë në renditje në kuotën e 24 pikëve (po aq ka edhe Atalanta).
Skuadra e Gasperinit pëson humbjen e parë sezonale në kampionat. / Oversport.tv
Foto: S.S.Lazio Twitter