Problemet shëndetësore e detyruan t’i nënshtrohet një operacioni, ja si është gjendja e futbollistit Mesut Ozil

by admin
Spread the love

Mesut Ozil i është nënshtruar së fundmi një ndërhyrje kirugjikale në shpinë teksa futbollisti që aktivizohet me Basaksehir në Superligën turke, do të jetë i detyruar të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj.

Skenari më pozitiv për rikthimin e tij pritet të jetë 3 muaj, megjithatë gjithçka do të varet nga procesi i rikuperimit. Për fat, operimi doli me sukses dhe vetë Ozil e sqaroi diçka të tillë nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale.

Ozil u transferua këtë verë nga Fenerbahce te Basaksehir teksa në këtë sezon mes paraqitjeve në kampionat, kualifikueset europiane dhe Conference League mesfushori ka grumbulluar vetëm 21 minuta.


Top Channel

You may also like