Figura e keqe që Anglia la në edicionin e fundit të Nations League ka nisur një stuhi kritikash për trajnerin Gareth Southgate. Ky i fundit është konsideruar fajtori kryesor për gjendjen e “Tre Luanëve” dhe pozitat e tij në stolin e kombëtares janë lëkundur ndjeshëm.
Megjithatë, mediat britanike kanë sjellë edhe më shumë detaje për një largim të mundshëm të Southgate. Ai pritet që të drejtojë skuadrën edhe në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar dhe më pas do të largohet nga stoli i Anglisë.
Drejtuesit e Federatës angleze do të kërkojnë që të gjejnë një marrëveshje konsensuale për largimin e Southgate. Kontrata e këtij të fundit skadon në vitin 2024. /oversport.tv
Foto: englandfootball.com