Do të luhet sot në orën 15:00 në stadiumin “Adush Muça” sfida Bylis-Egnatia, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.
Të dyja skuadrat kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në kampionat dhe sot kërkojnë suksesin e radhës, që të konsolidojnë pozitat në renditje.
Teknikët Bellai dhe Tetova kanë publikuar listën e lojtarëve titullarë që do të zbresin në fushën e blertë.
Formacionet zyrtare:
Bylis: Teqja, Trumci, Janku, Damçe, Loran, Maçolli, Qoshku, Lajthia, Antony, Qardaku, Kaçorri. Trajner: Arjan Bellai
Egnatia: Sherri, Kacbufi, Malota, Atanda, Fangaj, Zejnullahi, Fernando, Musta, Delarge, Camaj, Mihana. Trajner: Edlir Tetova