Soni Malaj në skenë me të bijën! Për herë të parë mundemi të shohim portretin e Annës (Video)

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur Soni Malaj, ka festuar ditëlindjen dhe ka zgjedhur pikërisht këtë ditë të veçantë për të na prezantuar me të bijën, portretin e plotë të së cilës ajo është kujdesur të mos na e tregojë kurrë. Deri më sot, kur të dyja nënë e bijë janë ngjitur në skenë ku kanë kënduar një nga këngët e Sonit së bashku, “E vogëla”. Anna, një zonjushë e vërtetë e ka përballuar me sukses daljen e saj për herë të parë në skenë, ku sigurisht siguria e saj më e madhe ka qenë nëna e saj e famshme.

Soni Malaj, e cila mbushi 40 vjeç, ka marrë urime të shumta nga miqtë e kolegët, ndërsa nuk ka munguar as urimi i balerinit italian Mirko Luccarelli, ish-bashkëshorti i saj, i cili me një foto nga Dancing with the stars i shkruan “Shumë urime shpirtissima. Edhe 100”.

Mbrëmjen e sotme Soni ka vendosur ta kalojë në një atmosferë tepër të veçantë me miqtë e saj, ku nuk kanë munguar surprizat./revistawho.com

You may also like