U shpall kampionë me Teutën, durrsakët rikthejnë në skuadër mbrojtësin e majtë

by admin
Spread the love

Alexandros Kouros do të vijojë karrierën e tij te Teuta teksa durrsakët e kanë prezantuar si futbollistin më të ri.

Së fundmi, Kouros është aktivizuar me Doxa Katokopias dhe PAEEK në Qipro ndërsa tashmë rikthehet në Superiore për t’u vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Renato Arapi. Kujtojmë se te Teuta janë rikthyer në këtë merkato edhe Arbër Çyrbja si dhe Erando Karabeci. Durrsakët nuk i kanë bërë një start të mirë kampionatit teksa u mposhtën nga Laçi në transfertë me rezultatin 3-1 teksa ndeshjen e radhës e luajnë në shtëpi ndaj Bylis.

Njoftimi i Teutës: 


Top Channel

You may also like