Aubameyang është “shpëtimi” i Kounde, Chelsea ofertë zyrtare për sulmuesin

by admin
Spread the love

Aksi Londër – Barcelonë vijon të jetë aktiv në këtë merkato.

Së fundmi, Chelsea i ka dërguar ofertë zyrtare Barcelonës për sulmuesin, Pierre-Emerick Aubameyang.

“Blutë” po përgatisin rikthimin e gabonezit në Londër dhe kanë ofruar plotë 20 milionë euro për shërbimet e tij. Sipas medieve britanike, bëhet me dije se kjo është oferta finale e Chelsea dhe tani pritet përgjigja e katalanasve, të cilët në kushtet që ndodhen, pritet të pranojnë këtë ofertë.

Nevoja për të reduktuar organikën, pasi Jules Kounde është ende i pa federuar, por do të luajë një rol vendimtar edhe vetë dëshira e lojtarit, pasi në këtë merkato ai ka  shprehur dëshirën për të qëndruar në “Camp Nou”.


Top Channel

You may also like