Në orën 18:30 në stadiumin “Castellani” do të luhet derbi toskan mes Empolit dhe Fiorentinës. Skuadra e Zanettit kërkon të reagojë pas humbjes kundër Spezias në debutim, ndërsa skuadra e Italianos kërkon fitoren e radhës pas suksesit ndaj Cremoneses në debutim.
Kjo sfidë do të transmetohet live në Oversport. Ismajli dhe Bajrami do të luajnë që nga minuta e parë për vendasit. Ja zgjedhjet që kanë bërë dy teknikët:
Formacionet zyrtare:
EMPOLI (4-3-1-2): Vicario; Stojanovic, Ismajli, Luperto, Parisi; Henderson, Marin, Bandinelli; Bajrami; Lammers, Destro.
FIORENTINA (4-3-3): Gollini; Dodo, Milenkovic, Martinez Quarta, Terzic; Bonaventura, Mandragora, Maleh; Saponara, Jovic, Ikone.