Një kampion bote për Leccen, arrihet akordi me lojtarin e Barcelonës

by admin
Spread the love

Lecce tenton goditjen e madhe në merkato. Klubi nga Salento u rikthye në Serie A, aty ku tenton të qëndrojë sa më gjatë të jetë e mundur, duke i dhënë fund ngjitjeve dhe zbritjeve të shpeshta nga kategoria.

Sky Sport raporton se Lecce është shumë afër huazimit të qendërmbrojtësit francez. Bisedimet me Barcelonën po shkojnë shumë mirë dhe 28-vjeçari pritet të vijojë karrierën në Itali.

Umtiti, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën në Rusi katër vite më parë, është përballur me dëmtime të shumta në vitet e fundit. Sezonin e kaluar luajti vetëm një ndeshje në La Liga.

Në Itali e kanë kërkuar edhe më parë klube të mëdha, por tani është shumë afër kalimit te Lecce, ekip ku luan edhe Kastriot Dermaku, mbrojtësi dardan i kombëtares shqiptare.


Top Channel

You may also like