Ndeshja miqësore Juventus-Atletico Madrid, që ishte programuar të luhej në 7 gusht në orën 20:30 në Tel Aviv nuk do të luhet në Izrael për shkak të rritjes së tensioneve gjatë orëve të fundit në këtë vend.
Vendimi është marrë pasi ushtria izraelite ka nisur një operacion në Rripin e Gazës, pas lëshimit të disa raketave nga ana e palestinezëve. Tensioni është shtuar shumë në orët e fundit dhe ka frikë se në qytet mund të ketë sulme me raketa.
Të dyja klubet kanë zyrtarizuar anulimin e miqësores në faqet e tyre zyrtare. Sipas shtypit spanjoll ndeshja mund të luhet në Torino. / Oversport.tv
Juventus-Atletico Madrid friendly cancelled.
— JuventusFC (@juventusfcen) August 6, 2022