Semi flet hapur për lidhjen me Bojken Lakon, por nëse do zgjedhë sërish: Nuk do lidhem më me një person publik

by admin
Spread the love

Semi është përfshirë në një tjetër diskutim mes banorëve në shtëpinë e ‘Big Brother’. Këtë herë tema ka qenë për lidhjet dhe faktin që ndonjëherë kthehen në publike, e kjo prish privatësinë e personazheve të njohur.

“Jeta ime private është e imja. Unë dhe atë që kisha s’doja ta nxirrja, por fakti që ai ishte i njohur dhe njerëzit na shihnin në rrugë e na bënin foto, na bëri të tregonim. Por tani që kam mundësi të zgjedh një njeri, do zgjedh atë që nuk është i njohur”, u shpreh Semi, duke ju referuar lidhjes me Bojken Lakon.

Nga ana tjetër banorët i kanë kërkuar të mos tregohet kaq e prerë, pasi mund të ndodhë edhe të dashurohet me një person publik./revistawho.com

You may also like