Sezoni i dytë i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, la shumë për të thënë derisa aludohej se ishte edhe me skenar por arriti të jetë programi më i shikuar në shqiptari.
Pas të dytit filloi edhe sezoni i tretë të cilin e prisnin shumë publik i TopChannel dhe po vazhdon të ketë të njëjtën audiencë, shkruan “Kosovarja”.
Derisa protagonistët brenda emisionit dyshohet shpesh se kanë lidhje jashtë programit qdo ditë pothuajse dalin edhe prova që e dëshmojnë këtë.
Së fundi, ka qarkulluar një video e Armando Shehut, Andi , i sezonit të parë dhe Alvisa Qarri, konkurentja e sezonit të tret tani.
Dyshja janë pranë njëri tjetrit derisa Alvisa i kërkonte Andit të largohej, ky i fundit i thotë: “Je shumë e bukur kur je me nerva”, e më pas kjo me të qeshur sikur e kalon dhe pajtohen.
Nga pamjet duket se dyshja kanë njohje dhe goxha një afrimitet me njëri tjetrin, por çfarë të kenë pasur lidhje mes vete mbetet të tregojnë vetë dyshja.