Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar pas vështirësive që hasi dje gjatë leximit të fjalimit në Kuvendin e Kosovës.
Kurti përmes një postimi ka shkruar se për të dje nuk ka qenë një ditë e lehtë, derisa ka shkruar se i kupton edhe ata të cilët për motive politike po e shpërndajnë videon gjatë fjalimit.
Kurti, ka thënë se dje është dekoncentruar gjatë fjalimit, dhe se nuk ishte “ditë e lehtë për të”.
Ajo madje ka kritikuar ata që po e shpërndajnë pjesën e saj ku ia huq totalisht fjalimit.
“Qoftë ky gabimi im më i madh. Për kaq, më duron ndërgjegjia. E ata që po më shkruajnë në mbështetje – situatat i bëjnë njerëzit. Situatat dhe qëndrimi mbi to e bëjnë jetën. Ju faleminderit, jam vërtetë e prekur!”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë i saj:
Po, dje jam dekoncentruar gjatë fjalimit. Nuk ka qenë një ditë e lehtë për mua. Tash disa po e shpërndajnë atë pjesë. Të gjithë i kuptoj. Jemi persona publikë dhe sigurisht edhe subjekt i komentimit. E pranoj si normale. Edhe ata që e shpëdndajnë me motive politike i kuptoj. Kanë bërë gabime aq të mëdha në politikë sa nuk mund të ringjallen më.
Qoftë ky gabimi im më i madh. Për kaq, më duron ndërgjegjia. E ata që po më shkruajnë në mbështetje – situatat i bëjnë njerëzit. Situatat dhe qëndrimi mbi to e bëjnë jetën. Ju faleminderit, jam vërtetë e prekur!.