Dy plumba prekën ish-kryeminstrin japonez Shinzo Abe kur ai po mbante një fjalim në podium në qytetin jugor Nara të premten në mëngjes.
67-vjeçari tashmë ndodhet në vdekje klinike. Njëri plumb e ka kapur në qafë, ndërsa plumbi tjetër (që dyshohet se vetëm e ka prekur) në gjoks.
Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin, kur mes turmës, plumbat shkojnë drejt ish-kryeminstrit, i cili bie në tokë. Ai ka humbur një sasi të madhe gjaku dhe po merr tranfuzion në spital.
Exclusive footage of attack on #ShinzoAbeShot #SudarshanNews pic.twitter.com/0PiLHaic9a
— Suresh Chavhanke “Sudarshan News” (@SureshChavhanke) July 8, 2022
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida dukej i prekur emocionalisht kur u tha gazetarëve se Abe është në një “gjendje shumë të rëndë, por mjekët po bëjnë gjithçka që munden”.
Kishida dënoi sulmin, duke theksuar se autori është një barbar që nuk do të tolerohet.
Top Channel