Një vrapim me top në këmbë prej 95 metrash e më pas topi në rrjetë. Goli fantastik që Theo Hernandez shënoi përballë Atalantës është shpallur edhe goli më i bukur i sezonit që lam pas në Serie A.
Një gol që u krahasua në atë periudhë me ata që më parë janë shënuar nga Ëueh, Shevchenko apo edhe Maradona. Megjithatë bukuria e këtij goli qëndron edhe te rëndësia.
Goli erdhi në javën e parafundit të Serie A dhe i dha një shtysë më të madhe Milanit për të fituar titullin kampion. Kështu, goli fantastik që shënoi Theo, u shpall edhe goli më i bukur për sezonin 2021-2022. /oversport.tv
Go della Stagione #SerieATIM 💎 2021/2022 va a…🥁
🎊🥇 @TheoHernandez 🥇🎊
presented by @cryptocom! ✨ #GOTS ✨ pic.twitter.com/dBpldkJSKD
— Lega Serie A (@SerieA) June 25, 2022