MOSKË, 24 qershor /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov akuzoi Bashkimin Evropian dhe NATO-n se po bashkojnë forcat për të bërë luftë kundër Rusisë.
“Ne kemi përshtypjen se akuza aktuale anti-ruse e BE-së do të shpërbëhet ose do të ndryshojë disi në të ardhmen e parashikueshme dhe, për të qenë i sinqertë, për një afat kohe të gjatë,” tha ai gjatë një vizite në Azerbajxhan.
“Ai tha gjithashtu se Gjermania naziste nën udhëheqjen e Adolf Hitler mblodhi vendet e tjera evropiane për të sulmuar Bashkimin Sovjetik në fillim të Luftës së Dytë Botërore”, sipas agjencisë “Ria Novosti”.
“Tani, BE-ja së bashku me NATO-n po bëjnë një koalicion modern për një luftë kundër Federatës Ruse. Ne do t’i shikojmë të gjitha këto nga afër”, shtoi Lavrov.
Në lidhje me vendimin e samitit të BE-së për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, Lavrov tha se kjo nuk përbënte një kërcënim për Rusinë pasi ndryshe nga NATO, BE-ja nuk ishte një aleancë ushtarake. //a.i/