Lazio arriti ta mposhte Interin me rezultat 2-1, duke ia shkaktuar humbjen e parë zikaltërve, shkruan Insporti.
Megjithatë, ajo që mori vëmendje është goli i dytë i Lazios që shkaktoi disa zënka dhe panik për disa minuta.
Luiz Felipe i Lazios u hodh mbi supet e Joaquin Correa, ish-shokut të skuadrës për të festuar fitoren.
Gjyqtari e pa këtë moment dhe e ndëshkoi me të kuq mbrojtësin, i cili shpërtheu në lot ndërsa përpiqej të shpjegonte se ai e kishte menduar si shaka me një mik shumë të mirë të tijin.
Videot më poshtë.