Pas Ardit Deliut dhe kapitenit Aleksandër Ignjatovic, një tjetër futbollist ka vendosur të largohet nga Laçi. Bëhet fjalë për mesfushorin Bashkim Velija, i cili nuk do të jetë më pjesë e kurbinasve për sezonin e ardhshëm.
Ka qenë vetë lojtari që ka bërë publik këtë vendim në rrjetet sociale: “Nëpërmjet këtij postimi dua t’iu njoftoj se kontrata dhe eksperienca ime me Laçin ka përfunduar pas një viti të suksesshëm.
Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, trajnerë, Shpëtim Duro dhe Mirel Josa që më ofruan dhe më dhanë mundësinë të ndjehem i vlerësuar. Falenderoj gjithashtu edhe stafin teknik, bashkëlojtarët të cilët ma bënë më të lehtë qëndrimin tim te skuadra e Laçit.
Falenderoj gjithashtu pa masë edhe gjithë tifozët laçjanë që gjithmonë më kanë përkrahur dhe më kanë bërë të ndihem i lumtur”, shkruan Velija. / Oversport.tv