A po e fundos Artan Grubi B.D.I-në ?

Shkruan, Bexhet Musliu – Zhurnal

Shkup, 17 prill – Pas marrëveshjes së koalicionit midis opozitës shqiptare dhe kryeministrit Zoran Zaev, votuesit pyesin se ku është BDI-ja. A mban kjo parti përgjegjësi për çështjen e shqiptarëve, nga të cilët ka marrë besimin në zgjedhjet e kaluara, apo zëri i shqiptarëve është opozita. Me vet faktin se koalicioni ASH-AAA arriti një marrëveshje edhe atë me partinë maqedonase në pushtet, LSDM ku arriti të përmbushen kërkesat e tyre për Ligjin për nënshtetësi, shpaloset fakti se BDI-ja me këtë ekzekutiv nuk ka ndikim aspak në qeveri. Në vend se Ligjin për nënshtetësi ta niste dhe ta mbaronte vetë BDI-ja, e cila e formon koalicionin qeverisës, doli se opozita shqiptare ASH – AA është më e fortë dhe më e vendosur në kërkesat e tyre, duke e gjunjëzuar LSDM-në dhe Zaevin që të pranojnë kërkesën e opozitës për zgjidhje të nënshtetësive!

Kjo është një goditje shumë e rëndë për BDI-në, e në të cilën ky fakt shpalosë paaftësinë e Artan Grubit që si njëri i dytë në qeveri s’ka asnjë fuqi dhe ndikim për zgjidhjet e nevojshme për shqiptarët.

Fatkeqësisht Artan Grubi si njeri i dytë në qeveri, deri më tani nuk ka bërë asnjë punë me të cilën sot mund të lavdërohet BDI-ja para votuesve të vet dhe para popullit shqiptarë!

1. Artan Grubi doli me sistemimin e administratorëve, por dështoi, duke mos i sistemuar ende këta djem dhe vajza të cilët me vullnet pritën se do të zgjidhet fati i tyre. Ai vetëm doli para mediave sa për sy e faqe, kinse gjoja po bëjmë punë, ndërsa burimet të agjencisë “Zhurnal” mësojnë se as gjysma e atyre që Grubi fliste për sistemin e tyre nëpër institucione, nuk janë në punë dhe nuk pranohen ende nga institucionet në të cilët i ka dërguar ai.

Të dhënat e “Zhurnal” tregojnë se administratorët shtetëror nuk kanë filluar ende punën në MPB për shkak të arsyetimit se ata duhet t’i filtroj, Drejtoria e sigurisë publike, e më pas të jep dritë të gjelbër për ardhjen e tyre në punë. Njëjtë është puna edhe me Doganë e Maqedonisë së Veriut ku gjysma nuk kanë filluar me punë për procedura të ngjashme, në Drejtorinë e të Ardhura Publike gjithashtu paraqitet i njëjti problem, në inspektoratin e punës gjithashtu drejtorët maqedonasi nuk ia pranojnë punëtorët që i ka dërguar Artan Grubi.

2. Pa aftësia e Grubit del në shesh edhe me rrugën Shkup-Bllacë. Ai nuk pati guximin të marrë asnjë vendim përderisa kompani Bechtel & Enka, e cila ndërtoi rrugën Arbër Xhaferi dhe Rrugën e Kombit në Kosovë të fillonte ndërtimin edhe në Maqedoninë e Veriut, përderisa i kishte makineritë në kufi, në Han të Elezit. Artan Grubi nuk pati fuqi që ta përshpejtojë procesin që kjo kompani të vazhdoj të ndërtojë rrugën Bllacë – Shkup, por e la sikur që dëshiroj LSDM e Zaevit që ky proces të zvarritet duke u marrë me tenderime e me punë të kota që tani për këtë segment të rrugës, qytetarët duhet së paku 2 vjet të presin!

3. Pse njeriu i dytë i kësaj qeverie Artan Grubi lejoji që të shtyhet regjistrimi i popullsisë edhe atë me marrëveshje vetëm mes dy partive maqedonase, LSDM-VMRO, pa e përfillur aspak BDI-në. Shtyrja e regjistrimit veçse ka dëshpëruar qytetarët, sidomos ata në diasporë, pasi dhe numri për regjistrim në diasporë është ulur në mënyrë drastike!

Ishte moment historik për shqiptarët që nëse nuk do shtyhej regjistrimi, sipas frymës dhe senzibilizimit tek shqiptarët në diasporë për regjistrim, sigurisht se në përqindje, së paku do kishim 14% shqiptarë të regjistruar dhe pjesa e regjistrimit të shtetasve shqiptarë në vend, ku pritej të ketë mbi 20 % atëherë popullsia shqiptare mund të dilte prej 35 – deri 37%. Në këtë mënyrë do të fuqizoheshin të drejtat e shqiptarëve në vend dhe roli i tyre do të ishte vendimmarrës.

A po fundoset anija e BDI-së, si disa partive tjera shqiptare?

Rikujtoj që BDI-ja, në vitin 2005/2006, kur atë kohë ishte në opozitë, ngjashëm si rasti “Marrëveshja LSDM-ASH-AA” kishte arritur një marrëveshje mes VMRO-së dhe BDI-së, e që kjo marrëveshje në vitin 2008, arriti ta sillte BDI-në në pushtet. Pra a do jetë edhe tani njëjtë që pas marrëveshjes, LSDM-ASH-AA në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ASH-AA të vijë në pushtet, pasi po bindin qytetarët se edhe si opozitë arritën të zgjidhin një problem të madh të qytetarëve shqiptar. Kjo e arritur me nënshtetësinë sigurisht do të shtojë besimin ndaj koalicionit opozitar, për ta sjell në pushtet!

Prandaj, nëse nuk reflekton Ali Ahmeti, të mos dëgjoj vetëm një zë, duke e bind se punët i ka mirë, BDI-ja mund të shkoj në opozitë. Me shkuarjen në opozitë shtrohet pikëpyetja, pas shkuarjes në opozitë a mund të vij deri te përçarja në këtë parti, sidomos mos dhënia e meritave atyre që e kanë mbështetjen më të gjerë të popullatës. Ka kohë që në opinion flitet se brenda BDI-së ka shumë të pakënaqur dhe se nuk po mund ta kuptojnë Ali Ahmetin që përpos një zërit, Artan Grubit, i cili dështoi në të gjitha punët, nuk po dëgjon askënd tjetër edhe përkundër alarmeve të mëdha brenda partisë, se me këto veprime BDI-ja po fundoset!

About admin

Check Also

Bumerangu i një votimi!

Opinion nga Medai Shaholli Dy vjet kanë kaluar qëkurse  partitë politike shqiptare papërjashtim kanë votuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *