Sampdoria e Napoli, në garë pas sulmuesit tetovar

Skuadra e Sampdorias dhe Napolit janë vënë në “gjah” pas sulmuesit shqiptarë që luan të Empoli në Serinë B. Madje për të kaltrit u bë e ditur se dëshirojnë të rrëmbejnë nga Empoli trajnerin Dionisi, që do të marrë nga pas edhe Bajramin. Për zërat e merkatos ka folur edhe vete presidenti Korsi, i cili për “Antenna 50“, thekson se interesimet vijnë prej ecurisë së mirë të deritanishme.

“Thashethemet e merkatos për momentin mund të jenë një problem tjetër që mund të kemi në këtë finale të sezonit. Por ato rrjedhin nga gjërat e mira që kemi bërë deri më tani, përfshirë ato të interesit të Napolit për zotin Dionisi. Dionisi ka edhe një vit kontratë me ne, nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem të veçantë me trajnerin. Tani të gjitha energjitë tona janë në sfidën tjetër”, ka thënë Fabricio Korsi.

A do të vazhdojë kontratën Gjoka me Shkëndijën? Ja përgjigja e tij…

Shkëndija e shqiptarëve të Tetovës ka arritur edhe një tjetër vit të shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut dhe kjo Read more

Përqafimi i lojtarit kosovar me atë serb, imazh i një “bote të re”

Ka marrë shumë vëmendje në mediat italiane dhe jo vetëm, përqafimi mes një lojtari me origjinë kosovare Mërgim Vojvoda dhe Read more

Leave a Reply