Sukses i karatistëve shqiptarë në kampionatin shtetëror në Maqedoni

Fundjava solli Kampionatin Shtetëror për senior në sportin e karatesë, i cili u zhvillua në qendrën sportive Boris Trajkovski në Shkup. Karateisti i klubit Fati nga Tetova, Doan Osmani dhe njëherëit edhe kampion i Europës në vitin 2020, regjistroi paraqitjen më të suksesshme deri më tani në kategorinë deri në 75kg.

Doan Osmani në finale fitoi përballë Mursel Misinit me rezultatin 2:1 dhe me plotë meritë u shpall Kampion Shtetëror. Doan Osmani me këtë fitore fitoi të drejtën për pjesëmarrje në Kampionatin Europian për senior i cili do të mbahet në fund të muaji maj në Poreç të Kroacisë.

Poashtu nga klubi FATI vendin e tretë e mori Driton Halimi nga Tetova deri në 60kg. Vegim Murati nga klubi Shkëndija fitoi vendin e parë në kategorinë +84 kg ndërsa Abdyrahim Idrizi nga Shkupi fitoi vendin e parë në kategorinë deri 60kg. Berat Jakupi nga Gostivari në kategorinë -84 kg fitoi vendin e dytë. Faik Veseli nga Shkupi në kategorinë -67kg vendin e dytë, Mursel Misini nga Kumanova në kategorinë -75 kg vendin e dytë.

Briken Calja i jep dy medalje Shqipërisë ne evropianin për peshëngritje

RUSI-Kampionati Europian i Moskës ka nisur në mënyrën më të mirë për Shqipërinë. Pas Evangjeli Velit që mori dje medaljen Read more

Dardan Dehari, siguron pjesëmarrjen në Olimpiadën “Peking 2022” VIDEO

Skijatori nga Tetova, Dardan Deari siguron pjesëmarrjen në Olimpiadën “Peking 2022”, pasi në kualifikimin e fundit ai arriti të përmbush Read more

Leave a Reply