UEFA vendos që ‘VAR’ të aplikohet në ndeshjen Maqedoni – Kosovë

Komiteti i UEFA’s sot ka bërë të ditur se për ndeshjet e ‘play-offit’ që zhvillohen në vitin e ardhshëm, do të përdoret video asistenti i gjyqtarit, VAR.

Kosova nuk arriti që të kualifikohet në Kampionatin Europian përmes kualifikimeve nga grupet, teksa shpresat tani janë te Liga e Kombeve.
Në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Kosova do të takohet me Maqedoninë Veriore dhe në rast se arrihet fitorja, në finale ‘Dardanët’ takohen me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë. Në rast se shënohet fitore edhe në finale, Kosova siguron pjesëmarrjen në ‘Euro 2020’.

Ndeshja gjysmëfinale Maqedoni – Kosovë zhvillohet më 26 mars, kurse finalja pas tre ditëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *