Mourinho kthehet tek Interi – cila është e vërteta?

“Don Balon” ka dalë sot në mëngjes me një lajm të bujshëm se Interi është duke bërë çmos që të kthejë Jose Mourinhon në krye të skuadrës, duke sjellë revolucion dhe duke bërë një super afat kalimtar. Madje, u përfol për emra si Modric, Varane, apo edhe Godin që është i kryer, pasi do të largohet Miranda. Megjithatë, do të ketë dhe shitje apo sakrifikime si Skriniar, që kërkohet nga City dhe PSG.Në mesfushë, pritet largimi i Perisicit, ndërsa mund të tentohet kthimi i Coutinhos. Mourinho është ende trajneri më i dashur për interistët, pasi u dha mundësinë e fitimit të Tripletës (titull-Champions-kupë), diçka që askush nuk e ka bërë ende në Itali.

Megjithatë, sipas medieve italiane, lajmi i “Don Balon” duket më shumë si një sugjestion. Në fakt, emri që Interi ka në “tavolinë” është Antonio Conte, por që ka konkurrencë. E gjitha do të varet nga fundi i sezonit dhe, vetëm pasi të jetë siguruar Champions, do të nisin manovrat.Mourinho është një dëshirë e tifozëve më shumë se sa e Interit (komunikon shpesh me Morattin), që ka synime të tjera. Kjo për faktin se edhe në merkato nuk mund të bëhen çudira. Madje, më shumë pritet një duel me Milanin, nëse shkon në Champions, për profile si Sarri apo edhe Pochetino.

Leave a Reply