Zyrtarizohet çifti i radhës në Big Brother VIP. Keisi & Kristi shkëmbejnë puthjen e parë në buzë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Duket se pas Luizit dhe Kiarës, në shtëpinë e Big Brother VIP kemi zyrtarisht një çift të ri, Keisin dhe Kristin. Artisti dhe këngëtarja shkëmbyen puthjen e parë në buzë gjatë ditës së djeshme, tekea teksa bënin prova për kërcimin e tyre për “Dancing with Big Brother”.

Ishte Kristi ai i cili u afrua dhe puthi Keisin në buzë, teksa Keisi duket se nuk e ka pritur aspak veprimin e bërë nga ai. Kur Kiara e pyeti: “Puthje ishte ajo?”, Keisi u përgjigj: “Se prisja fare” dhe u vendos paksa në siklet.

Keisi dhe Kristi e kanë shprehur hapur pëlqimin e tyre për njëri-tjetrin, prej disa javësh. Keisi ka frikë nga mendimi i babait të saj, Sabianit, por do t’i dalë kundër nëse ai nuk e pranon lidhjen e saj. Ndërsa Kristi foli pak ditë më parë edhe për të dashurën që ka lënë jashtë, duke thënë se do i mbajë vetë pasojat e kësaj gjëje.

Kujtojmë nga ana tjetër që Sabiani është kundër kësaj lidhjeje. Këngëtari ka shpërthyer kundër Kristit përmes postimeve në rrjete sociale, ndërsa ka fshirë të gjitha fotot me të bijën dhe e ka hequr nga Instagrami.

You may also like