Zyrtarizimet e ditës në Serie A: Një portier për Spezian, një bomber për Cremonesen

by admin
Spread the love

Spezia zyrtarizon blerjen e portierit polak Bartlomiej Dragowski. “Bartlomiej Dragowski është lojtari më i ri i Spezias. Portieri polak vjen nga Fiorentina dhe ka firmosur një kontratë 3-vjeçare”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Telasco Jose Segovia është zyrtarisht një lojtar i Sampdorias. Klubi italian njofton se ka huazuar me të drejtë ose detyrim blerjeje nga Lara mesfushorin venezuelas. Segovia ka firmosur një kontratë deri në vitin 2026.

Nicolò Fagioli ka rinovuar kontratën që do ta lidhë me Juventusin për 4 vitet e ardhshme, deri në 2026. Fagioli ishte një nga lojtarët kyç, që ndihmuan Cremonesen të kthehej në Serie A sezonin e kaluar.

Cremonese njofton se ka blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit Cyriel Dessers nga KRC Genk. Sezonin e kaluar Dessers ishte huazuar te Feyenoord dhe shënoi 10 gola në Conference League. / Oversport.tv

You may also like