Zyrtarisht në treg, Service95 i Dua Lipës vjen edhe në gjuhën shqipe

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, prej disa kohësh ka njoftuar fansat për platformën Service95.

Bëhet fjalë për një buletin javor falas, në të cilin do të ndajë rekomandimet për çdo gjë, nga këshillat e udhëtimit, restorantet, pushimet, koncertet e shumë e shumë gjëra të tjera.

Siç ka paralajmëruar se do të startojë më 3 shkurt, 26-vjeçarja tregon se është realizuar një gjë e tillë.

“Çështja001 Service 95 është këtu me nevojën për të ditur informacione mbi Amapiano, valën e re të muzikës ‘house’ të Afrikës së Jugut, thirrjen e qartë të Sinead Burke për diversitet dhe akses, ekuipazhin e të gjithë femrave në derbin e Hong Kongut”, tha Dua.

Gjithashtu në këtë përfshihen edhe rekomandimet e krijueses së hitit “Levitating” për restorantet në Londër.

“Nëse nuk jeni regjistruar ende, ju mund të merrni ende numrin 001 nëse regjistroheni në tri ditët e ardhshme! Mos e humbisni këtë”, vazhdoi më tej ajo.

Lipa shpjegoi se po e quan projektin e saj të ri Service95 sepse ka lindur në vitin 1995 dhe, ajo vuri në dukje, “Unë gjithmonë e kam parë veten si dikë që është në shërbim të fansave dhe ndjekësve të mi”.

Service95 do të përfshijë edhe një ‘podcast’, por nuk është e qartë se kur do të nisë.

Duhet theksuar se do të jetë në 12 gjuhë të ndryshme, përfshirë edhe gjuhën shqipe.


You may also like