Zyrtari i lartë ukrainas mesazh Perëndimit: Më shumë armë dhe më pak meditim për rrjedhjen e planeve të luftës

by admin
Spread the love

Ukraina ka nevojë për më shumë armë me rreze të gjatë veprimi dhe “më pak meditim për daljen e informacioneve rreth planeve të luftës”- tha këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak, duke iu referuar rrjedhjes së fundit të dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit.

“Nëse do të kishim kohë, mund të shihnim Federatën Ruse të shpërbëhej dhe ‘elitat’ e saj të gllabëronin njëra-tjetrën. Por ne nuk e kemi atë, pasi njerëzit tanë po vdesin”- shkroi në Tëitter Podolyak, duke shtuar se: “Ne kemi nevojë për më pak soditje për ‘rrjedhjet’ dhe më shumë armë me rreze të gjatë, në mënyrë që të përfundojmë siç duhet luftën dhe ta bëjmë Federatën Ruse të përballet me realitetin.”

Ukraina ka kërkuar armë me rreze të gjatë në mënyrë që të jetë në gjendje të godasë depot e municioneve dhe qendrat logjistike që forcat ruse i kanë lëvizur jashtë rrezes së sistemeve ekzistuese.

Në janar, zyrtarët ukrainas kërkuan raketa me rreze më të gjatë që mund të arrijnë brenda Rusisë, mirëpo aleatët perëndimorë deri më tani kanë qenë të kujdesshëm. Ata kanë hezituar t’i ofrojnë Ukrainës sisteme që mund të arrijnë Rusinë në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like