Zyrtarët në Katar kapin tifozët e Meksikës me ‘dylbi’ të mbushura me tekila, mes ndalimit të alkoolit në stadiumet e botërorit (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tifozë meksikanë u kapën sot duke tentuar të fusnin ilegalisht pije alkoolike në stadiumet e Kupës së Botës në Katar, por dylbitë që ishin mbushur me tekila fatkeqësisht u zbuluan dhe u konfiskuan.

Në pamje shihej një tifoz i veshur me të gjelbër që qëndronte pranë tre zyrtarëve që dyshonin te “dylbitë” e tij.

Tifozi ishte pranë skanerëve të sigurisë në të cilat kalojnë të gjithë tifozët para se të hyjnë në stadium.

Një nga rojet e sigurisë duket se i thotë tjetrit se ka diçka të dyshimtë të dylbitë. Dhe kur tjetri merr në dorë kupton që me to mund të shikohej në distancë, por vetëm të hiqej kapaku dhe të pihej nga njëra anë e “lenteve” të shikimit.

Tifozi dukej se mbante dylbitë e tij me funksion të dyfishtë, që shërbejnë edhe si shisje pijeje, të cilat mund të blihen lehtësisht onine.

Video zbavitëse ka marrë shumë shikime në rrjetet sociale, dhe komente interesante nga përdoruesit e zbavitur.

Aktualisht në Katar turistët mund të konsumojnë alkool vetëm brenda hoteleve ose restoranteve të liçensuara. Përjashtimet për Kupën e Botës duhet të ishin lejimi i tyre në ambjentet  e veçanta ‘fan zones’ ose në rrethinat e stadiumit.

Por në momentin e fundit vendi mohoi një pjesë të marrëveshjes duke lejuar shitjen e birrës vetëm në ambjentet ‘fan zone’.

Gjysmë litri birrë kushton rreth 14 dollarë dhe shitet vetëm në kohë të caktuara, ndersa çdo personi i lejohet vetëm deri në katër birra.

Fansat kanë reaguar me zemërim ndaj rregullave kufizuese dhe shumë prej tyre thonë se kampionati po shfrytëzohet si një ‘eksperiment social’ për kufizimet e sjelljeve.


Tifozë meksikanë u kapën sot duke tentuar të fusnin ilegalisht pije alkoolike në stadiumet e Kupës së Botës në Katar


Top Channel

You may also like