Zyrtarët e PDK-së takojnë ambasadoren e Izraelit, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

by admin
Spread the love

Nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e Uran Ismaili dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj kanë pritur sot në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

Përmes një postimi në faqen e PDK-së në Facebook, thuhet se në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit pas forcimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

“Ambasadorja Ziv ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për ta ndihmuar shtetin tonë në sektorë të ndryshëm. PDK si lidere e opozitës në Kosovë është e angazhuar në ruajtjen dhe kultivimin e raporteve të mira me shtetet aleate dhe sjelljen e investimeve të huaja në vend”, thuhet në postimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=602918077856469&id=100044148474121&sfnsn=mo

You may also like