Zyrtarët e lartë të BE-së janë përgjuar nga spyware izraelit ‘Pegasus’

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bashkimi Evropian ka gjetur prova se telefonat e përdorur nga disa prej zyrtarëve të lartë të tij janë përgjuar nga një  spyware izraelit, tha zyrtari më i lartë i drejtësisë i bllokut në një letër të parë nga Reuters.

Në një letër dërguar ligjvënëses evropiane Sophie in ‘t Veld, Komisioneri i Drejtësisë i BE-së, Didier Reynders tha se Apple i tha atij në vitin 2021 se iPhone i tij ishte hakuar potencialisht duke përdorur Pegasus, një program i zhvilluar nga firma izraelite e mbikëqyrjes NSO Group.

Paralajmërimi i Apple nxiti një inspektim të pajisjeve personale dhe profesionale të Didier Reynders, së bashku me telefonat e tjerë të përdorur nga punonjësit e Komisionit Evropian, thuhej në letër.

Ndërsa hetimi nuk gjeti “prova përfundimtare” të një hakimi, hetuesit zbuluan “tregues të kompromisit” – një term i përdorur nga ekspertët e sigurisë për të përshkruar provat se një haker kishte ndodhur.

Letra nuk jepte detaje të mëtejshme, me Reynders q thoshte se “është e pamundur t’i atribuohen këta tregues një autori specifik me siguri të plotë”.

Një hetim është aktualisht në zhvillim në BE.

Kjo nuk është hera e parë që nivelet më të larta të zyrave të Evropës hakerohen.

Në prill, Citizen Lab zbuloi se midis 2020 dhe 2021, Zyra e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar ishte infektuar me spyware izraelit, së bashku me të paktën 65 mbështetës të pavarësisë së Katalonjës në Spanjë.

Pegasus, të cilin Citizen Lab e quan një “spyware mercenar”, është përdorur për të depërtuar në telefonat dhe kompjuterët e aktivistëve të të drejtave të njeriut, avokatëve, gazetarëve dhe grupeve fetare, megjithëse grupi NSO pretendon se ua shet Pegasusin vetëm agjencive qeveritare për të zbuluar kriminelët dhe terroristët.

Një zëdhënëse e NSO tha se firma do të bashkëpunojë me dëshirë me një hetim të BE-së.

“Ndihma jonë është edhe më e rëndësishme, pasi nuk ka asnjë provë konkrete deri më tani që ka ndodhur një shkelje,” tha zëdhënësja në një deklaratë për Reuters. “Çdo përdorim i paligjshëm nga një klient që vë në shënjestër  aktivistët, gazetarët, etj., konsiderohet një keqpërdorim serioz”.

Zyrtarët e BE-së ende nuk kanë komentuar mbi hakimin e dyshuar.

NSO Group aktualisht është duke u paditur nga Apple për shkeljen e kushteve dhe marrëveshjes së shërbimeve të përdoruesit.

Në prill, Reuters raportoi se BE-ja po hetonte nëse telefonat e përdorur nga Reynders dhe zyrtarë të tjerë të lartë evropianë ishin hakuar duke përdorur softuer të prodhuar në Izrael.

Të dyja palët nuk pranuan të komentojnë raportin në atë kohë.

Letra e Reynders, e cila pranoi aktivitetin e hakerimit, u shkrua në përgjigje të pyetjeve nga ligjvënësit evropianë, të cilët në fillim të këtij viti formuan një komitet për të hetuar përdorimin e softuerit të mbikqyrjes në Evropë.

Javën e kaluar komiteti tha se zbuloi se 14 vende anëtare të BE-së kishin blerë teknologji NSO.

Letra – e cila u publikua nga in ‘t Veld – thoshte se zyrtarët në Hungari, Poloni dhe Spanjë kishin qenë ose ishin në proces të pyetjes për përdorimin e Pegasus nga ana e tyre.

In ‘t Veld tha se ishte e rëndësishme të zbulohej se kush kishte në shënjestër Komisionin e BE-së, duke sugjeruar se do të ishte veçanërisht skandaloze nëse një shtet anëtar i BE-së do të ishte përgjegjës.

Komisioni Evropian gjithashtu ngriti çështjen me autoritetet izraelite, duke u kërkuar atyre që të ndërmarrin hapa për të “parandaluar keqpërdorimin e produkteve të tyre në BE”, thuhej në letër.

Një zëdhënës i Ministrisë izraelite të Mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Rruga Press

You may also like