ZYRTARE: Young Boys merr konfirmimin për të udhëtuar, ndeshja kundër Man Utd luhet në ‘Old Trafford’

by admin
Spread the love

Ndeshja e vlefshme për fazën e grupeve në kuadër të Champions League, mes Manchester United dhe Young Boys, do të luhet në ‘Old Trafford’.

Raportimet e fundit nga mediet angleze zbulojnë se skuadra zvicerane ka marrë leje nga autoritetet shtetërore që të udhëtojnë drejt Mançesterit.

Dilema ishte e madhe se ku do të zhvillohet kjo përballje, për shkak të përhapjes së madhe të variantit Omicron dhe rregullave të vendosura nga shteti i Zvicrës.

Qytetarët që udhëtojnë nga Britania e Madhe drejt Zvicrës duhet të shoqërohen me karantinim për periudhën e caktuar.

Gjithsesi, skuadra e Young Boys ka marrë leje speciale nga autoritetet zvicerane, për ndeshjen e vlefshme për Champions League.

Tashmë, gjithçka do të shkojë sipas planit. Manchester United pret Young Boys në ‘Old Trafford’.

You may also like