Zyrtare: Vëllaznimi transferon ish lojtarin e Hajdukut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Skuadra nga Gjakova ka arritur marrëveshje me futbollistin, Nikson Memaj i cili kthehet tek kuqezinjtë pas katër vitesh, transmeton Insporti.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.

Memaj u transferua tek Hajduku në 2018, pikërisht nga Vëllaznimi, pastaj në vitin 2020 ishte rikthyer në Kosovë tek FC Prishtina, dhe në sezonën vjeshtore 2021/22 ishte pjesë e KF Trepça’89.

Njoftimi i plotë nga KF Vëllaznimi

Super Lojtari Nikson Memaj rikthehet pas 4 viteve në Vëllaznim.

Memaj në vitin 2018 nga KF Vëllaznimi u tranferua në Hajduk, në vitin 2020 ishte rikthyer në Kosovë tek FC Prishtina, dhe në sezonen vjeshtore 2021/22 ishte pjesë e KF Trepça’89.

Memaj ka vendosur që ti mbrojë ngjyrat kuq e zi të klubit të zemres.

Suksese @niksonmema

#VAZHDOJMË”

You may also like