Zyrtare: Valmir Sylejmani transferohet te skuadra e Bundesliga 2

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sulmuesi nga Kosova, Valmir Sylejmani u largua nga Hannover pas hapësirave të vogla që kishte këtë edicion, dhe do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga 2.

Ingolstadt ka arritur ta fitojë garën për gjilanasit i cili tanimë është prezantuar nga drejtuesit e klubit gjerman.

Të dyja klubet kanë rënë dakord që mos t’i bëjnë publike kushtet e transferimit të 25-vjeçarit.

“Bisedimet mes palëve shkuan shumë pozitivisht dhe tani po pres me padurim seancat e para me ekipin. Jam absolutisht i bindur për cilësinë e skuadrës, tani dua të bëj pjesën time për t’i sjellë në fushë skuadrës më të mirat”, u shpreh Sylejmani.

Ingolstadt zë vendin e fundit në Bundesliga 2 me 10 pikë, por qëllimi është mbetja në këtë rang garash dhe ardhja e Valmirit në këtë skuadër sigurisht që do t’i ndihmojë shumë ata.

Garën e madhe Ingolstadt për mbetjen në elitë e ka me skuadrat si AUE, Sandhausen, Dusseldorf e Hansa Rostock. 

You may also like