Zyrtare: Ulpiana e transferon Elmir Lekajn

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrojtësi Elmir Lekaj është përforcimi më i ri i skuadrës së Ulpianës. 

Klubi nga Lipjani, ka njoftuar të hënën se Lekaj i është bashkuar ekipit në Antalia, ku po e kryen fazën përgatitore në prag të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.

Lekaj te Ulpiana është transferuar nga Rabat Ajax, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Maltës.

Me skuadrën nga Malta, 22-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në 11 paraqitje. 

Ai më herët ka luajtur edhe te Arbëria e Dobrajës dhe Vllaznia e Shkodrës.

Njoftimi pa ndërhyrje i Ulpianës

MIRË SE VJEN ELMIR LEKAJ

Mbrojtësi i djathtë vjen tek Ulpiana nga klubi maltez, Rabat Ajax, derisa më parë ka luajtur tek Vllaznia e Shkodrës dhe Arbëria.
Elmiri sot gjatë ditës i’u është bashkuar stërvitjeve me ekipin në Antalya.

You may also like