Zyrtare: Tottenham shkarkon trajnerin Nuno Espirito pas humbjes nga Manchester United

by admin
Spread the love

Tottenham Hotspurs ka shkarkuar trajnerin portugez Nuno Espirito Santos pas humbjes në fundjavë nga Manchester United 0:3 si vendës, në kuadër të Premier Ligës Anlgeze, raporton Insporti.com.

Klubi londinez nëpërmjet një komunikate të lëshuar për medie ka njoftuar se kanë shkarkuar trajnerin Nuno së bashku me stafin e tij të trajnerëve. Cathro, Barbosa dhe Dias të gjithë janë të liruar nga detyra”, thuhet në komunikatë.

Bordi i gjigantit anglez që nga mbrëmja e së shtunës ishte në diskutim me presidentit Daniel Levy, për situatën e klubit së bashku me drejtorin sportiv Paratic.

Shkarkimi i trajnerit portugez Nuno erdhi pas formës të dobët në këtë sezon.

“Gjelat” tani janë hedhur në sulm për ta bindur trajnerin italian, Antonio Conte, i cili në verën i kaluar i refuzoi.

Megjithatë, mediet në Itali dheAngli janë duke raportuar se Conte tashmë ka vendosur të rikthehet të menaxhojë ndonjë skuadër. Ai preferon Manchester United por në rast të mos shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, mund të vendos për Tottenham.

Tottenham pas humbjes nga Manchester United në “Ëhite Harte Lane” renditet në pozitën e tetë me 15 pikë. Nuno ishte emëruar trajner i Spurs si zëvendësim i Jose Mourinhos. /Insporti.com/

FB.AppEvents.logPageView();

};

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like