Zyrtare/ “Shtatlartë dhe shumë i fortë”, Kristi Qose firmos me kampionët e Çekisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kristi Qose ka mbyllur aventurën me Karvinën, por karriera e tij do të vazhdojë në elitën e futbollit çek. Mesfushori nga Korça ishte pjesë e Karvinës prej shkurtit të vitit 2020.

Më 30 qershor i përfundon kontrata, teksa realizoi nëntë gola dhe gjashtë asiste në 71 ndeshjet me Karvinën, ekip ku mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Qose është transferuar te Viktoria Plzen, një nga skuadrat më të forta në Çeki, aty ku është transferuar me parametra zero.

Viktoria Plzen fitoi titullin kampion në sezonin që sapo përfundoi, që ishte i gjashti në historinë e klubit 110-vjeçar.

Me anë të një komunikate zyrtare, Plzen zyrtarizon afrimin e mesfushorit 26-vjeçar, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.

Qose është shtatlartë, fortë dhe futbollist shumë i mirë. Ai do i japë fuqi mesfushës tonë, mund të luajë si numër 6 dhe si numër 8”, deklaroi Michal Bilek, trajneri i Plzen.

Qose ka luajtur me Shqipërinë U19 dhe U21, teksa me kombëtaren e madhe (3 ndeshje) debutoi në miqësoren e vitit 2014 ndaj San Marinos./ Shqip


Top Channel

You may also like