Zyrtare: Shkupi godet në merkato, firmos me ish-futbollistin e Partizanit

by admin
Spread the love

Besnik Ferati është përforcimi më i fundit për skuadrën shqiptare të Shkupit nga Maqedonia e Veriut.

Mesfushori me tipare defensive në të kaluarën ka qenë pjesë edhe Partizanit në Superiore, ndërsa tashmë do të provojë të fitojë titullin me Shkupin.

Këta të fundit janë në vendin e parë të kampionatit me 34 pikë dhe kanë një shans të madh për të ulur nga froni Shkëndijen e Tetovës.

Eksperienca e fundit për 22-vjeçarin ka qenë me ekipin e Akdemija Pandev po në Maqedoni, me lojtarin që tashmë nis një eksperiencë të rëndësishme ku do të nevojitet kontributi i tij për t’i dhënë një dorë Shkupit në garën për titull.

You may also like