Zyrtare/ Rikthehet në shtëpi pas 5 vitesh, Barcelona i bën dhuratën e parë Xavit

by admin
Spread the love

Dani Alves është rikthyer te Barcelona. 38-vjeçari brazilian u largua nga Sao Paulo më 16 shtator, teksa tani është gati të fillojë aventurën e dytë me ekipin katalanas.

Anësori i djathtë (lojtari me më shumë trofe në historinë e futbollit me 44 trofe) mbajti veshur fanellën “blaugrana” në vitet 2008-2016, duke fituar gjithçka në “Camp Nou”.

Kapiteni i Brazilit do t’i bashkohet Barcelonës në stërvitje javën e ardhshme, ndërsa mund të zbresë në fushë nga muaji janar.

Klubi i famshëm spanjoll ka zyrtarizuar afrimin e tij falë një postimi në Twitter, ku shkruan: “një vrasës kthehet në shtëpi”.


Top Channel

Lajme interesante

You may also like