Zyrtare: Rangnick arrin marrëveshjen e parë pas ardhjes në Man United

by admin
Spread the love

Manchester United ka njoftuar se Anthony Elanga ka nënshkruar një kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor 2026, me opsionin e zgjatjes për një vit tjetër.

Elanga, 19 vjeç, iu bashkua Akademisë së United në moshën 12-vjeçare dhe ka bërë pesë paraqitje për ekipin e parë deri më tani.

Reprezentuesi suedez U-21 shënoi në startin e tij të dytë në Premier Ligë, në fitoren 2-1 të sezonit të kaluar ndaj Wolverhampton Wanderers.

Gazetari italian, Fabrizio Romano ka theksuar se menaxheri i përkohshëm, Ralf Rangnick e miratoi vendimin për të zgjatur kontratën e Anthony Elanga dhe sipas tij ai nuk do të jetë i vetmi.

Të rinjtë do të jenë kyç në projektin e tij, ka theksuar Romano.

You may also like