ZYRTARE/ Qazim Laçi ndryshon skuadër, mesfushori lë Ajaccio pas 5 vitesh – Shqip

by admin
Spread the love

Qazim Laçi është larguar nga skuadra franceze e Ajaccio në Ligue 1 dhe ka vendosur të kalojë në Republikën Çeke me Spartën e Pragës. Mesfushori i kombëtares shqiptare u bë pjesë e francëzëve pesë sezone më parë kur ishte vetëm një djalosh i dalë nga akademia e Olympiacos në Greqi.

Laçi ndihmoi klubin bardhekuq të rikthehej në elitën e futbollit francez por minutat e pakta këtë sezon kanë bërtë që ai të mendojë për karrierën e tij duke marrë vendimin për t’u larguar. Klubi ka njoftuar tifozët dhe falenderon shqiptarin për kontributin e dhënë në skuadër duek i uruar fat në aventurën e re.

You may also like