Zyrtare: Pellegrini rinovon kontratën me Romën

by admin
Spread the love

Mesfushori italian, Lorenzo Pellegrini vazhduar kontratën me klubin e Romës, transmeton Insporti.

Mesfushori italian ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2026.

Pellegrini ishte në fundin e kontratës që do t’i skadonte verën e ardhshme dhe kishte muaj që ai dhe drejtuesit e klubit po bisedonin për rinovimin.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi italian, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Twitter”.

“Roma është e lumtur të njoftojë se kapiteni i klubit Lorenzo Pellegrini ka rënë dakord për një kontratë të re afatgjatë me Giallorossët”.

“Pellegrini, 25 vjeç, ka nënshkruar një zgjatje gati pesëvjeçare me klubin që zgjat qëndrimin deri më 30 qershor 2026”, thuhet në njoftimin e Romës.

You may also like