Zyrtare: Pas Ibrahimit, Malisheva prezanton dhe Gërbeshin

by admin
Spread the love

Klubi i Malishevës sot si lojtarë të rinj të klubit ka prezantuar Labinot Ibrahimin dhe Fidan Gërbeshin, njofton Insporti.

Lajmin për dy fubbollistët e rinj e ka dhënë vet klubi me anë të rrjetit social, Facebook.

Gërbeshi njihet si një qendërmbrojtës me përvojë në futbollin kosovar, teksa ka nënshkruar kontratë deri në fund të edicionit me malishevasit.

Karrierën e tij si futbollist e filloi me Ka filluar me FC Ulpianën, pastaj luajti për FC Dritën, Feronikelin dhe së fundmi në FC Arbëria.

Njoftimi i plotë nga FC Malisheva:

Konfirmojmë transferrin e ri të lojtarit Fidan Gërbeshi.

Marrëveshja me Fidanin për sezonin 2021/2022, i shton kualitetin klubit tonë dhe e bën FC Malishevën një konkurrent serioz në Superligë. Kryesisht luan si qendër mbrojtës. Një qendër mbrojtës i kompletuar, i qëndrueshëm dhe punëtor.

Karrierën e tij si futbollist e filloi me Ka filluar me FC Ulpianën, pastaj luajti për FC Dritën, Feronikelin dhe së fundmi në FC Arbëria. Fidani ka patur një karrierë të bujshme dhe një përvojë mbresëlënëse si në futbollin Kosovar po ashtu edhe evropian.

Superliga e Kosovës: 132 ndeshje
Kupa e Kosovës: 8 ndeshje
Europa League: 3 ndeshje
Superkupa e Kosovës: 3 ndeshje
UEFA Champions League: 2 ndeshje

Të lumtur që Fidani është tashmë pjesë e klubit tonë, ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe i urojmë fat të mirë dhe suksese, si me klubin po ashtu edhe në sferën personale.”

You may also like